Franca: Do bllokojmë monedhën elektronike të Facebook-ut në Europë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:11 12-09-2019 Franca: Do bllokojmë monedhën elektronike të Facebook-ut në Europë Monedha dixhitale Libra

Ministri i Financave në Francë thotë se planifikon të bllokojë avancimin e monedhës më të re elektronike “Libra” e prezantuar pak muaj më parë nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.

Bruno Le Maire tha gjatë konferencës së OECD këtë të enjte se bllokimi i kësaj kriptomonedhe do të mbrojë “sovranitetin monetar”.

“Dua të jem absolutisht i qartë: Në këto kushte, ne nuk mund të autorizojmë zhvillimin e Libra në tokën evropiane”, deklaroi ai.

Facebook prezantoi pak kohë më parë planet për sipërmarrjen e re. Monedha e re elektronike, sipas Zuckerberg do të jetë e qëndrueshme dhe do të përdoret për pagesa të ndryshme brenda Facebook, ËhatsApp dhe Facebook Messenger.

Kjo nismë është kritikuar ashpër nga ekspertë në mbarë botën se mund të shmangë kontrollin nga qeveritë si dhe mund të shkaktojë probleme në ekonominë globale, raporton Newsbomb.al.

Një tjetër shqetësim është ai i privatësisë. Facebook ka qenë në qendër të akuzave për shkeljen e privatësisë së përdoruesve të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070710182189941
array(1) { ["section"]=> string(72) "franca-do-bllokojme-monedhen-elektronike-te-facebook-ut-ne-europe-178223" }