Franca heq dorë nga masat kufizuese, Macron: Krishtlindjet e Vitin e Ri i festojmë me familjet, respektojeni nëse nuk dëshironi…

Publikuar tek: bota, më 23:31 24-11-2020 Franca heq dorë nga masat kufizuese, Macron: Krishtlindjet e Vitin e Ri i festojmë me familjet, respektojeni nëse nuk dëshironi… Emmanuel Macron

Bllokimi i dytë në Francë për shkak të koronavirusit skadon afatin më 15 dhjetor, gjithsesi disa masa do të mbeten sërish në fuqi.  

Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar qytetarët se baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Macron tha se vendi e ka kaluar kulmin e valës së tij të dytë të koronavirusit. 

Ai tha se lehtësimi i kufizimeve ishte bërë i mundur nga një pamje përmirësuese në të gjithë vendin. 

"Nëse nuk duam t'i nënshtrohemi një izolimi të tretë nesër, duhet të dyfishojmë vigjilencën tonë: të mbrojmë të dashurit tanë, veçanërisht ata më të prekshmit, duke mbajtur maskë, përfshirë këtu në shtëpi kur jemi me miq ose me të afërm që nuk jetojnë me ne ".

Ai tha se më të prekshmit në shoqëri duhet të fillojnë të marrin një vaksinë COVID-19 nga fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit.

Pikërisht më 28 nëntor në gjithë Francën rihapen bizneset e vogla, do të lejohet udhëtimi deri në një rreze 20 kilometra nga vendbanimi aktual si dhe  do të lejohen edhe aktivitetet jashtëshkollore në natyrë.

Po ashtu ai ka dhënë një lajm të mirë për besimtarët, pasi vendet e adhurimit, kisha apo xhamitë nga e shtuna mund të presin në ambientet e tyre jo më tepër se 30 persona.

Gjithsesi Presidenti francez do të heqë më datat 24 dhe 31 dhjetor kufizimet e udhëtimit që francezët të mund të festojnë Krishtlindjet e Vitin e Ri me familjet e tyre, por paralajmëron se festat nuk do të jenë si më parë.

Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë vijojnë të mbeten të ndaluara tubimet e grumbullimet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA ul kohën e karantinës, jo më 14 ditë për të prekurit nga Covid-i
»
Article Logic
Execution time: 0.012808084487915
array(1) { ["section"]=> string(131) "franca-heq-dore-nga-masat-kufizuese-macron-krishtlindjet-e-vitin-e-ri-i-festojme-me-familjet-respektojeni-nese-nuk-deshironi-229004" }