Franca kërkesë Serbisë: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën, Macron nuk i premton BE-në, Vuçiçit

Publikuar tek: rajon, më 12:31 16-07-2019 Franca kërkesë Serbisë: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën, Macron nuk i premton BE-në, Vuçiçit Emmanuel Macron - Alexandër Vucic

Franca i ka kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Emmanuel Macron, president i Francës i ka kërkuar presidentit Alexandër Vucic të kthejë gjithcka në normale, dhe këtë e bëri gjatë vizitës së tij në Beograd ditën e djeshme.

Macron tha se do të ftojë delegacionet e të dy vendeve në Paris së bashku me kancelaren Merkel. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ngrirë që kur Prishtina vendosi taksën 100 përqind për produket serbe pasi Beogradi bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Ne shohim tensione të rritura dhe ndonjëherë këto tensione janë shkak I pushteteve të jashtme që kanë interesa të mos arrihen marrëveshje” tha Macron.

Vucic I kërkoi Macronit nëse ai do ta ndihmonte Serbinë që ti bashkohet Bashkimit Evropian dhe presidenti francez nuk dha ndonjë premtim, duke shtuar se vendimmarrja në BE duhet të bëhet eficente përpara se vendet të bashkohen në bllok.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03662109375
array(1) { ["section"]=> string(98) "franca-kerkese-serbise-normalizo-marredheniet-me-kosoven-macron-nuk-i-premton-be-ne-vucicit-172368" }