Franca mbyll Xhaminë që shfaqi videon e mësuesit të historisë para të vritej brutalisht në mes të Parisit

Publikuar tek: bota, më 11:14 21-10-2020 Franca mbyll Xhaminë që shfaqi videon e mësuesit të historisë para të vritej brutalisht në mes të Parisit Xhamia në Francë

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmani ka urdhëruar mbylljen e një xhamie në verilindje të Parisit, pas vrasjes së mësuesit të historisë.

Mbyllja e xhamisë është justifikuar me goditjen ndaj Islamit radikal. Kujtojmë se pak kohë më parë, mësuesi 47 vjeçar Samuel Paty u qëllua me thikë në mënyrë brutale dhe iu pre koka jashtë shkollës në periferi të Conflans-Sainte-Honorine. Ngjarja tronditëse ndodhi pasi ai u tregoi nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed, duke drejtuar fjalë fyese në drejtim të profetit islamik.

Autori i ngjarjes ishte një 18 vjeçar, i cili u qëllua nga policia duke humbur jetën.

Xhamia e cila është urdhëruar që të mbyllet, disa ditë para vrasjes së mësuesit, kishte publikuar një video që denonconte fjalët fyese të mësuesit ndaj profetit.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme në Francë, thuhet se mbyllja e saj u bë me qëllim që të parandalohen aktet terroriste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fabrika më e madhe e Nutellas shpërthen në flakë
Kapen me 27 KG KOKAINË me vlerë 3 MILION euro, ARRESTOHEN 2 SHQIPTARË në Itali (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.010664939880371
array(1) { ["section"]=> string(112) "franca-mbyll-xhamine-qe-shfaqi-videon-e-mesuesit-te-historise-para-te-vritej-brutalisht-ne-mes-te-parisit-224546" }