Franca ndalon telefonat në shkollat fillore

Publikuar tek: bota, më 18:04 13-12-2017 Franca ndalon telefonat në shkollat fillore

Nxënësit në Francë nuk do të kenë mundësi të mbajnë telefon gjatë orëve mësimore duke nisur që nga vjeshta e ardhshme.

Studentët e moshës 15 vjeç dhe poshtë do të detyrohen të dorëzojnë telefonat në fillim të mësimit, dhe do mund t’i marrin sërish vetëm gjatë pushimeve të shkurtra dhe të gjata.

“Jetojmë në kohëra kur fëmijët nuk luajnë më në pushim, por bien mbi telefonat e tyre dhe harrojnë të çohen. Nga këndvështrimi mësimor ky është një problem i madh”, tha ministri francez i Arsimit, Jean-Michel Blanquer.

“Po mendojmë një mënyrë të duhur për ta zgjidhur këtë problem sepse telefoni mund të duhet në rast emergjence. Kështu që mund të qëndrojnë në një dollap me kyç”.

Në fakt Franca i ka ndaluar telefonat në shkollat fillore që në vitin 2010 dhe nxënësit duhet t’i mbajnë në çanta. Por kjo gjë nuk ndodh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Çmenden’ shkencëtarët: Objekti në formë cigare që kaloi pranë Tokës është anije aliene me motorë të prishur
Nëndetësja argjentinase e zhdukur me 44 marinarë, 'po ndiqej nga një helikopter i forcave britanike' »
Article Logic
Execution time: 0.012019157409668
array(1) { ["section"]=> string(50) "franca-ndalon-telefonat-ne-shkollat-fillore-102965" }