Franca në alarm, Parisi shpallet ‘ZONË SUPER E KUQE’ për përhapjen e koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 18:22 23-09-2020 Franca në alarm, Parisi shpallet ‘ZONË SUPER E KUQE’ për përhapjen e koronavirusit Ilustruese

Autoritetet franceze janë vënë në alarm, pasi numri i infektimeve në Paris është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave, në kryeqytetin francez infektohen 204 persona në çdo 100 mijë banorë, ndaj autoritetet franceze e kanë shpallur Parisin “zonë super të kuqe”.

Bashkia e Parisit ka vendosur që pas orës 20:00 të mbrëmjes të ndalohet shitja e alkoolit, ndërsa ka marrë vendim edhe për të ulur numrin e personave që grumbullohen në tubime.

Mediet franceze raportojnë se Presidenti Macron së bashku me ministrat kanë diskutuar mundësinë për të vendosur masa të reja shtrënguese.

Që nga fillimi i pandemisë në Francë janë regjistruar 68.069 të prekur dhe 31.416 viktima për shkak të COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011518955230713
array(1) { ["section"]=> string(86) "franca-ne-alarm-parisi-shpallet-zone-super-e-kuqe-per-perhapjen-e-koronavirusit-221403" }