Franca nis hetim serioz për mashtrim me testin e emetimit nga Volkswagen

Publikuar tek: bota, më 15:41 08-03-2016 Franca nis hetim serioz për mashtrim me testin e emetimit nga Volkswagen

Prokurorët e Parisit kanë deklaruar se do të nisin një hetim serioz ndaj prodhuesit të automobilëve gjerman “Volkswagen”.

Gjigandi gjerman i automjeteve u prek nga një skandal me përmasa gjigande kur rreth një vit më parë u zbulua se në miliona automjete “Volkswagen” ishin instaluar programe që bënin të mundur falsifikimin e të dhënave gjatë testit të emetimit të gazrave.

Shumë nga këto automjete u tërhoqën nga tregu ndërsa Bashkimi Europian vitet e fundit ka rritur ndjeshëm normat e lejueshme të shkarkimit të gazrave pas marrëveshjes së fuqive të mëdha për të luftuar ngrohjen globale.

Një ligj i tillë, që rrit normën minimale emetimit të gazrave është aplikuar edhe në Shqipëri, pavarësisht se rruga për në Bashkimin Europian duket e largët, ligji prek në masë të madhe shoferët me të ardhura të ulta ku mbi 100,000 automjete medohet të bëhen të papërdorueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032303094863892
array(1) { ["section"]=> string(78) "franca-nis-hetim-serioz-per-mashtrim-me-testin-e-emetimit-nga-volkswagen-34572" }