Franca njoftoi Gjermaninë për rrezikun e sulmeve, “Afrikanët e Veriut” do sulmonin stadiumin e Hanoverit

Publikuar tek: bota, më 22:53 17-11-2015 Franca njoftoi Gjermaninë për rrezikun e sulmeve, “Afrikanët e Veriut” do sulmonin stadiumin e Hanoverit

Policia gjermane u njoftua nga shërbimet inteligjente franceze për sulmet terroriste që mund të godisnin Hanoverin, raporton gazeta Bild.

Informacioni mbërrti në Gjermani 30 orë më parë se një grup i njohur si “Afrikanët e Veriut” ishin duke planifikuar një sulm gjatë ndeshjes miqësore kundër Hollandës, me bomba dhe armë automatike.


Mbyllet stacioni i trenit në Hanover, dyshohej për bombë, alarmi rezulton fals

Policia e Hanoverit ka mbyllur stacionin e trenit të qytetit për shkak se një objekt i dyshimtë dyshohej se ndodhej brenda tij, por pas ndërhyrjes së autoriteteve alarmi ka rezultuar fals në këtë rast.

Sa i përket parandalimit të këtyre sulmeve, mësohet se informacionet për palën gjermane janë dhënë nga shërbimet sekrete franceze.


Një sulm me bombë në stadiumin e Hanoverit ishte planifikuar për të ndodhur gjatë ndeshjes miqësore Gjermani-Hollandë. Vendimi për anullimin e ndeshjes u mor 15 minuta përpara hapjes së dyerve për tifozët. Ja çfarë dihet deri në këto momente:

1- Policia ka deklaruar se ka pasur kërcënime serioze dhe konkrete për sulm me bombë gjatë ndeshjes.

2- Kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë do ishin të pranishëm në stadium, ku do të shfaqej solidariteti me Francën. Himni francez ishte parashikuar të luhej. Merkel ndodhej në Hanover kur u dha alarmi dhe tani është nisur drejt Berlnit.

3- Burime të pakonfirmuara të mediave lokale thonë se një ambulancë e mbushur me eksploziv është gjetur jashtë stadiumit.

4- Lojtarët dhe stafi i të dyja skuadrave janë zhvendosur në vende të panjohura për momentin.

5- Policia u ka kërkuar qytetarëve të largohen në grupe të vogla drejt banesave të tyre.


“Ne kemi prova konkrete se dikush u përpoq të shpërthente një bombë në stadium”, ka deklaruar Volker Kluwe, shefi i policisë së Hanoverit.

Ndërkohë një media lokale gjermane “Kreiszeitung” shkruan se jashtë stadiumit “HDI Arena” është gjetur një ambulancë e mbushur me eksploziv.

1w559c0.bild.gif

*Vendet ku dyshohet se do ndodhnin sulmet


ISIS me skenar të ngjashëm në Gjermani? Policia ndërpret ndeshjen me Hollandën, anulohet koncerti i grupit gjerman

Gjermania dhe qyteti i Hanoverit  janë vënë mbrëmjen e sotme nën masa të forta sigurie. Ndeshja e parashikuar Gjermani-Hollandë për tu zhvilluar në stadiumin e Hanoverit është ndaluar  nga policia gjermane për shkak të një objekti të dyshimtë identifikuar jashtë impiantit, por mediat gjermane nuk japin më shumë informacion se për çfarë bëhet fjalë.

E pranishme në stadium pritej të ishte kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Gjithashtu, është anuluar një koncert i grupit gjerman Söhne Mannheims që pritej të mbahej këtë mbrëmje në “TUI Arena”.

Policia e Gjermanisë nuk ka dalë ende në një deklaratë zyrtare, por ngjarjet e fundit tregojnë se mund të jetë shmangur një sulm i ngjashëm me atë në Paris më 13 nëntor, kur dy kamikazë hodhën veten në erë jashtë stadiumit ku po luhej ndeshja Francë-Gjermani, ndërsa në teatrin “Bataclan” në të cilin po zhvillohej një koncert roku u vranë rreth 90 persona.

soehne-mannheims_03.jpg

*Grupi Söhne Mannheims 

1024px-TUI-Arena_Innen.JPG

*TUI Arena


Ndërpritet ndeshja Gjermani - Holandë, evakuohet me shpejtësi stadiumi i Hanoverit

Miqësorja mes kombëtares gjermane të futbollit dhe asaj holandeze është ndërprerë për arsye sigurie.

Sipas autoriteteve gjermane ndeshja është anuluar ndërsa stadium i Hanoverit është evakuuar. Tifozëve të shumtë iu është kërkuar të largohen me shpejtësi nga stadiumi por të ndarë në grupe të vogla dhe pa krujuar panik. Ende nuk bëhet e qartë nëse ka patur kërcënime apo alarm për bombë. Mësohet se jashtë stadiumit është identifikuar një objekt i dyshimtë.

Ndeshjen mes Holandës dhe Gjermanisë kishte planifukuar ta ndiqte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Kombëtarja gjermane e futbollit i shpëtoi për mrekulli një atentati të dyshuar me bombë mëngjesin e 13 nëntorit të sulmeve në Paris, në hotelin ku ata ishin akomoduar.

Kryebashkiaku i Hanoverit ka mbështetur masat e policisë për evakuuimin e stadiumit. "Kur ka një situatë kërcënuese është e nevojshme të merren masat e duhura", ka thënë Stefan Schostok.

Momenti pas evakuuimit

g54.jpg

Forcat e policisë kërkojnë poshtë ndenjëseve të stadiumit:

CUCMjq3UYAAuygB.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011335849761963
array(1) { ["section"]=> string(107) "franca-njoftoi-gjermanine-per-rrezikun-e-sulmeve-afrikanet-e-veriut-do-sulmonin-stadiumin-e-hanoverit-25660" }