Franca paralajmëron Turqinë: Kujdes, nuk mund të zgjidhni çështjen kurde në Siri

Publikuar tek: bota, më 18:20 27-08-2016 Franca paralajmëron Turqinë: Kujdes, nuk mund të zgjidhni çështjen kurde në Siri

Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault, përshëndeti sot përfshirjen e Turqisë në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Siri, por paralajmëroi kundër një përpjekje të mundshme të Ankarasë që të zgjidhë çështjen kurde në këtë vend.

“Është një gjë e mirë që Turqia përfshirjen drejtpërdrejtë në luftën kundër ISIS-it, që e ka goditur fuqishëm”, deklaroi Ayrault në një intevistë për të përditshmen Le Monde.

“Është gjithashtu legjitime që Turqia të garantojë sigurinë e kufirit të saj. Por kujdes me nivelin edhunës dhe tundimit për të zgjidhur në Siri një pjesë të çështjes kurde”, paralajmëroi ai.

Ushtria turke filloi të mërkurën operacionin “Mburoja e Eufratit”  në territorin sirian që synon njëkohësishtë të ndjekë ISIS-in nga kufiri i saj dhe të bllokojë përparimin e milicive kurde.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025110006332397
array(1) { ["section"]=> string(84) "franca-paralajmeron-turqine-kujdes-nuk-mund-te-zgjidhni-ceshtjen-kurde-ne-siri-51044" }