Franca pranon tre raste të coronavirusit kinez, e para që raporton infeksionin e mbërritur në Evropë

Publikuar tek: bota, më 13:39 26-01-2020 Franca pranon tre raste të coronavirusit kinez, e para që raporton infeksionin e mbërritur në Evropë Mjeket ne France

Franca pranon tre rastet e para të coronavirusit vdekjeprurës nga Kina, të parët raste në Evropë.

Dy rastet e para të konfirmuara u lajmëruan nga Agnes Buzyn, ministrja e shëndetësisë, që tha se të dy rastet kishin udhëtuar në Kinë. Qeveria më pas e ndryshoi numrin në tre. Ministrja tha se pret që të dalin më shumë raste.

Një arsye se pse Franca është vendi I parë evropian që konfirmoi rastet është se ka zhvilluar një test që lejon mjekët të diagnostikojnë me shpejtësi njerëzit e infektuar, tha ministrja.

Një 48 vjecar kaloi nëpërmjet Wuhan, në qendër të Kinës përpara se të mbërrinte në Francë të mërkurën, tha ajo. Ky person mbahet në spitalin e Bordeaux.

Një tjetër I infektuar është në spitalin e Parisit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shenjat e infeksionit përfshijnë rrugët e frymëmarrjes, temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072329044342041
array(1) { ["section"]=> string(106) "franca-pranon-tre-raste-te-coronavirusit-kinez-e-para-qe-raporton-infeksionin-e-mberritur-ne-evrope-193195" }