Franca pushtohet nga protestat anti Macron

Publikuar tek: bota, më 20:39 16-11-2017 Franca pushtohet nga protestat anti Macron

Kundërshtarët e politikës liberale të presidentit francez, Emmanuel Macron mobilizohen sot për herë të katërt në rrugë duke shpresuar që të dëgjohen nga një qeveri që duket e vendosur.

Mijëra persona kanë filluar të parakalojnë sot në shumë qytete, para se të mbahet një manifestim në Paris pasdite.

Gjithësej janë parashikuar rreth 170 manifestime në të gjithë Francën.

Tre manifestime të para janë zhvilluar tashmë ku manifestimi i parë kishte mbledhur në të gjithë Francën më 12 shtator rreth 500 000 persona, raportin Agjencia telegrafike shqiptare.

Kjo reformë synon, sipas qeverisë, të lehtësojë rregulloren e punësimit për të luftuar një papunësi franceze më të lartë se mesatarja evropiane.

Sipas kundërshtarëve të saj, ajo përfaqëson një zvogëlim të të drejtave të punëtorëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e modeles 14-vjeçare, trondit ekspertiza ligjore: Ja çfarë iu gjet në trup
Harroi ku kishte parkuar makinën, e gjen pas 20 vitesh »
Article Logic
Execution time: 0.009368896484375
array(1) { ["section"]=> string(48) "franca-pushtohet-nga-protestat-anti-macron-99827" }