Franca tejkalon parashikimet, mbi 52,000 raste me Covid-19 në një ditë (SHIFRAT E PËRGJITHSHME)

Publikuar tek: bota, më 22:29 25-10-2020 Franca tejkalon parashikimet, mbi 52,000 raste me Covid-19 në një ditë (SHIFRAT E PËRGJITHSHME) Francë

Ditë pas dite, Franca vijon të vendos rekorde negative të prekurish me koronavirus.  

Vetëm në 24 orët e fundit, Franca ka njoftuar 52.010 raste të reja, duke qënë edhe numri më i lartë i regjistruar në Europë brenda një dite. Autoriteti i Shëndetit Publik France (SPF) tha se 116 njerëz kishin vdekur gjatë së njëjtës periudhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i shpërthimit në 34,761.

Franca ka kaluar gjithashtu shënuesin simbolik negative të një milion rasteve të konfirmuara Covid që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, 17 përqind e atyre që janë testuar për virusin tani kanë rezultate pozitive, nga 4.5 përqind në fillim të Shtatorit.

Të premten, Presidenti Emmanuel Macron tha se ishte shumë herët për të thënë nëse po afrohej një bllokim i ri, pasi një veprim i tillë u imponua në të gjithë vendin për dy muaj në pranverë, gjithsesi, rastet dhe numri i lartë i të prekurve mund ta detyrojë të rishikojë vendimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ajo nuk është Melania’, rindizet teoria konspirative për Zonjën e Parë të Amerikës
Shpikja më e fundit e teknologjisë, krijohet maska që ‘vret’ koronavirusin »
Article Logic
Execution time: 0.013334989547729
array(1) { ["section"]=> string(99) "franca-tejkalon-parashikimet-mbi-52-000-raste-me-covid-19-ne-nje-dite-shifrat-e-pergjithshme-225135" }