Francë/ Grupi terrorist i shkatërruar sot kishte planifikuar sulm në aeroportin “Charles de Gaulle”

Publikuar tek: bota, më 16:25 18-11-2015 Francë/ Grupi terrorist i shkatërruar sot kishte planifikuar sulm në aeroportin “Charles de Gaulle”

Mediat franceze raportojnë se grupi terrorist i shkatërruar sot nga policia në veri të Parisit, kishte planifikuar disa sulme, përfshirë atë në aeroportin Roissy Charles de Gaulle.

Gjithashtu, një tjetër sulm ishte planifikuar në një qendër tregtare në La Défense, zona kryesore e biznesit në kryeqytetin francez.

Pak minuta më parë është evakuar edhe terminali “Gare du Nord”, për shkak të një pakoje të dyshimtë të identifikuar brenda tij.


Sulmet në Paris / Përfundon aksioni i policisë në Saint-Denis, 1 i vdekur 5 të arrestuar (Video)

d7a0cd361e6338c85f1a952726fc1fab_L.jpg

*Pamje nga operacioni i policisë mëngjesin e sotëm

Ka përfunduar askioni i policisë në Saint-Denis në veri të Parisit për arrestimin e terroristëve të dyshuar për sulmet e datës 13 nëntor ku humbën jetën 129 persona.

Operacioni i nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm është mbyllur me arrestimin e 5 personave ndërsa 1 grua kamikaze hodhi veten në erë gjatë rrethimit të banesës. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve mes të cilëve dyshohet të jetë edhe i shumëkëruari Abdelhamid Abaaoud.

 

Një banor i lagjes filmon shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe terroristëve

Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe terroristëve kanë mbetur të plagosur disa policë si dhe një kalimtar, për të cilin ka raportime se mund të ketë humbur jetën.


7 shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në Saint-Denis, në veri të Parisit, gjatë aksionit të policisë për kapjen e trurit të shpërthimeve terroriste të datës 13 nëntor, Abdelhamid Abaaoud.

paris234.jpg

Një grua kamikaze ka hedhur veten në erë pasi është rrethuar nga policia në një ndërtesë rreth 1.5 kilometra larg Stadiumit Stade de France. Policia ka bërë me dije se operacioni është drejt fundit, deri tani dy persona, bashkë me gruan kamikaze, kanë mbetur të vrarë ndërsa në banesë dyshohet se po strehoet edhe një person i tretë. Disa efektivë të forcave speciale dhe një kalimtar raportohet se kanë mbetur të plagosur.


Sipas mediave franceze, forca të shumta policie kanë rrthuar një banesë në periferi të Parisit, ndërsa kanë bërë thirrje që personat të qëndrojnë brenda ambienteve. Një person ka mbetur i vrarë por identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Dyshohet se brenda banesës ndodhen disa perosna, të cilët i janë kundërpërgjigjur me armë forcave të policisë.

Komunikata e policisë franceze: Për momentin nuk bëhen të ditur identitetet e viktimave

komunikata.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038083076477051
array(1) { ["section"]=> string(102) "france-grupi-terrorist-i-shkaterruar-sot-kishte-planifikuar-sulm-ne-aeroportin-charles-de-gaulle-25685" }