Francë, nga moti i keq deri më tani 4 të vdekur dhe 24 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 17:01 04-06-2016 Francë, nga moti i keq deri më tani 4 të vdekur dhe 24 të plagosur

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se deri më tani në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura, katër veta janë mbytur dhe 24 janë plagosur.

Valls ka vizituar qendrën e krizës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës, ku ai bëri një deklaratë për mediat.

"Deri më tani jetën e kanë humbur katër persona ndërsa 24 janë plagosur. Autoritetet kanë filluar procesin e sanimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet", tha Valls, raporton AA.

Ai shtoi se nga shtëpitë janë evakuuar 20 mijë njerëz, dhe se në zona të caktuara të prekura nga fatkeqësia natyrore janë dërguar ndihma humanitare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë boksieri legjendar Muhammad Ali
Ushtritë e Irakut dhe Sirisë fitojnë terren kundër ISIS, marrin Saqlawiya dhe Raqan »
Article Logic
Execution time: 0.012140989303589
array(1) { ["section"]=> string(71) "france-nga-moti-i-keq-deri-me-tani-4-te-vdekur-dhe-24-te-plagosur-42438" }