Francë, për shkaqe sigurie kthehen 18 mijë persona nga kufiri

Publikuar tek: bota, më 23:43 25-05-2016 Francë, për shkaqe sigurie kthehen 18 mijë persona nga kufiri

Zyrtari i lartë francez i sigurisë thotë se për shkaqe sigurie nga kufijtë e këtij vendi janë kthyer më shumë se 18 mijë persona, pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Ai shtoi se 18 mijë persona u kthyen nga Franca në bazë të të dhënave të shërbimit të zbulimit, ose për shkak të dokumenteve të dyshimta, ndërsa janë bërë rreth 32 milionë kontrolle kufitare që nga sulmet e nëntorit në Paris. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të flasë para publikut, nuk tregoi se ku janë dërguar këta njerëz apo sa prej tyre u arrestuan, raporton AA.

Franca ka rritur sigurinë në kufijtë e saj pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar ku u vranë 130 persona. Që atëherë, në këtë vend në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme, e cila kohët e fundit është vazhduar edhe për një periudhë, me rastin e mbajtjes së Euro 2016 dhe Tour de France.

Bernard Cazeneuve, ministri i Brendshëm i Francës kohët e fundit tha se kufijtë do të monitorohen në mënyrë rigoroze gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit nga 10 qershori deri më 10 korrik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027545928955078
array(1) { ["section"]=> string(66) "france-per-shkaqe-sigurie-kthehen-18-mije-persona-nga-kufiri-41505" }