Francë, rritet rreziku i sulmeve terroriste në Evropë

Publikuar tek: bota, më 14:22 02-09-2016 Francë, rritet rreziku i sulmeve terroriste në Evropë

Rënia e ISIS-it në Irak dhe Siri mund të përfundojë duke rritur rrezikun e sulmeve terroriste në Perëndim, ka paralajmëruar prokurori anti-terror i Francës.

ISIS ka pësuar një seri dështimesh ushtarake pas humbjes së territorit në Irak në muajt e fundit.

Po ashtu një nga udhëheqësit e saj më të shquar, Abu Muhamed al-Adnani, u vra muajin e kaluar në një sulm ajror në Siri.

Por, të ndodhur nën presion, më shumë xhihadistë francezë dhe familjet e tyre mund të zgjedhin të kthehen në shtëpi, sipas prokurorit.

Prokurori Mollins tha për Le Monde: "Në historinë e terrorizmit, sa herë që organizatat terroriste janë në vështirësi në terrenin e tyre, shikojnë mundësinë për të sulmuar jashtë vendit."

Shumë prej atyre që janë përfshirë në sulmet vdekjeprurëse në Francë, kanë lindur pikërisht në francë.

Molins kërkon dënime më të ashpra me burg, për xhihadistët e kthyer francezë.

Ky rrezik nuk prek vetëm Francën, por krejt botën perëndimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072650909423828
array(1) { ["section"]=> string(58) "france-rritet-rreziku-i-sulmeve-terroriste-ne-evrope-51662" }