Francë, socialistët humbin terren në raundin e dytë të rajonaleve

Publikuar tek: bota, më 09:52 14-12-2015 Francë, socialistët humbin terren në raundin e dytë të rajonaleve Mbeshtetesit e Marine le Pen te zhgenjyer nga rezultati

Në raudin e dytë të zgjedhjeve rajonale, Fronti Nacional i drejtuar nga Marine Le Pen, dështoi për të fituar qoftë edhe një rajon të vetëm, raporton BBC. Partia kaloi në vend të tretë, pavarësisht faktit se ishte në drejtim në 6 nga 13 rajonet në raundin e parë të votimeve në 6 dhjetor.

Ndërsa republikanët e qendrës së djathtë të Nicolas Sarkozy dolën përpara socialistëve që drejtojnë vendin.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Marine le Pen u kërkoi mbështetësve dhe partisë së vet që të vazhdojnë të luftojnë. Ajo fajësoi për këtë humbje, kundërshtarët, duke i akuzuar ata për një fushatë gënjeshtrash dhe dezinformimi.

Marine Le Pen siguroi 42.2 përqind të votive në raundin e dytë në rajonin e saj, kundrejt 57.8 përqind të votive të qendrës së djathtë.

harta1

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029329061508179
array(1) { ["section"]=> string(70) "france-socialistet-humbin-terren-ne-raundin-e-dyte-te-rajonaleve-27722" }