Francesco Totti në zi, humb njeriun e dashur nga COVID-19

Publikuar tek: sport, më 17:03 12-10-2020 Francesco Totti në zi, humb njeriun e dashur nga COVID-19 Francesco dhe Enzo Totti

Ditë zie për familjen Totti.  

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, babai i ish-kapitenit të Romës, Enzo Totti. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Romës në rrjetet sociale, ku ka ngushëlluar familjen Totti. 

roma.JPG
 

Enzo, babai i Francesco Totti u shtrua në spitalin “Spallanzani” pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen edhe për shkak të një patologjie regresive, por gjithashtu kishte probleme të tjera, përfshirë diabetin.

Disa vite më parë Enzo Totti pësoi një sulm në zemër dhe kjo e pengoi atë që të ndiqte ndeshjet e djalit të tij në transfertë kur Totti ishte ende lojtar.

Megjithatë, ai ishte tifozi numër 1 i Romës në çdo stërvitje të skuadrës verdhekuq, por edhe në ndeshjet shtëpiake. Enzo la pas gruan e tij, Fiorella dhe dy djemtë, Riccardo e Francesco.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012822866439819
array(1) { ["section"]=> string(63) "francesco-totti-ne-zi-humb-njeriun-e-dashur-nga-covid-19-223546" }