Pas lajmit se këngëtari i njohur Françesk Radi u shtrua me urgjencë në QSUT kanë reaguar mjekët.
Sipas tyre gjendja e Radit është kritike. “Balkanweb” duke iu referuar mjekëve të urgjencës raporton se kantautori është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë.
Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit. Më herët ka qenë vetë bashkëshortja e Radit, e njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ndërsa e kontaktuar nga “Ora News” Tefta Radi ka bërë apel për ndihmë nga autoritetet.
“Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”-shprehet bashkëshortja Tefta Radi.