Frenimi i eksodit në shëndetësi, Basha: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

Publikuar tek: aktualitet, më 20:32 15-12-2019 Frenimi i eksodit në shëndetësi, Basha: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët Kreu i PD, Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, kreu i PD-së Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës.

Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

'Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona nuk ka më mjek dhe infermier.

Në programin tonë parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë menyrë ne do të arrijmë të permbushim nevojat e vendit me staf mjekësor dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë', tha kreu i PD-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075979232788086
array(1) { ["section"]=> string(90) "frenimi-i-eksodit-ne-shendetesi-basha-paga-1200-euro-per-mjeket-700-per-infermieret-189491" }