FRESSH-istët festojnë 24 vjetorin me birra, mish dhe cigare… brenda në lokal

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:04 16-01-2016 FRESSH-istët festojnë 24 vjetorin me birra, mish dhe cigare… brenda në lokal

FRESSH-istët e Vlorës janë mbledhur bashkë për të festuar 24 vjetorin e krijimit të kësaj organizate. Në fotot e postuara nga vetë ata shihen disa detaje interesante, se si politikanët e ardhshëm të vendit nuk i respektojnë ligjet.

Me cigare në duar brenda në ambient të mbyllur, duket se të rinjtë e PS-së nuk janë të frikësuar nga një gjobë e mundshme që mund t’u vihet për shkeljen e ligjit anti-duhan. Madje edhe pronari i lokalit mesa duket nuk është i shqetësuar, derisa i ka lejuar të tymosin aty brenda.

“Mbrëmë në përvjetorin e FRESSH, festuam bashkë me të rinjtë e FRESSH Vlorë ditëlindjen e 24. Një mbrëmje fantastike dhe plot ngjyra, ku u bën bashkë shumë ish "Fressh"-sta dhe të rinjë të tjerë që po çojnë më tej vazhdimësinë e këtij forumi. E gjitha u mbyll me urimin e bukur, për ta ruajtur dhe vazhduar këtë traditë dhe vlerë që ka krijuar FRESSH Vlorë”, shkruajnë ata në rrjetet sociale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17330312728882
array(1) { ["section"]=> string(80) "fressh-istet-festojne-24-vjetorin-me-birra-mish-dhe-cigare-brenda-ne-lokal-30174" }