FRESSH-istët në ditët e tyre më të këqija krijuese, vjedhin idenë e Lali Erit

Publikuar tek: politike, më 11:54 09-01-2018 FRESSH-istët në ditët e tyre më të këqija krijuese, vjedhin idenë e Lali Erit

Forumi Rinor i Partisë Socialiste, duket se është në ditët e tij më të këqija sa i takon krijimtarisë e risive.

Ndonëse është i mbushur plot me të rinj e të reja, që rrjedhimisht duhet të sillnin shumë ide, e të bënin gjëra që mund të binin në sytë e të gjithëve, ata po riciklojnë idetë e të tjerëve. Konkretisht, në ditëlindjen e Forumit Rinor të PS, të rinjtë kanë përgatitur këtë poster festiv që ka në qendër figurën e Superman, e përdorur më herët nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Datëlindja e Forumit Rinor më të madh në vend po afron! Ne besojmë se rinia mundet me përfshirjen aktive të sjellë progresin, të ndihmojë integrimin si dhe të nxisë solidaritetin!

Ju ftojmë të gjithëve të festojmë bashkë 26 vjetorin e FRESSH ditën e diel, ora 12:00 @pallati I Sporteve Asllan Rusi!

#Progres ?

#Aktivizëm ?

#Përfshirje ?

#Integrim ????

#Solidaritet”, shkruan kryetari i FRESSH Eljo Hysko i cili duhet të mendojë patjetër për gjëra të reja nëse do që ky forum të jetë një promotor force e energjish.

eeee.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01411509513855
array(1) { ["section"]=> string(83) "fressh-istet-ne-ditet-e-tyre-me-te-keqija-krijuese-vjedhin-idene-e-lali-erit-105933" }