Frika nga koronavirusi, mbyllen disa shkolla në Selanik

Publikuar tek: bota, më 11:23 27-02-2020 Frika nga koronavirusi, mbyllen disa shkolla në Selanik Ilustruese

Prej panikut e frikës nga koronavirusi Greqia ka shkuar deri në mbylljen e disa shkollave në Selanik.

Ky reagim ka ardhur pasi ditën e djeshme në Selanik është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një 38-vjeçare e cila u kthye nga Milano.

Qytetarët në Selanik filluan të zbraznin supermarketet nga frika se virusi do të përhapet dhe kanë marrë masa paraprake nëse do të jetë e nevojshme të izolohen.

Sipas mediave greke dyshohet dhe për një tjetër të prekur në qytetin e Larisës por që analizat e tij pritet të dalin pas disa orësh.

Qeveria greke ka marrë masat për virusin vdekjeprurës pasi kanë vendosur në karantinë të gjithë personat që kanë pasur kontakt me 38-vjeçaren e infektuar.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë shënuar gjithashtu në Rumani, Danimarkë dhe Norvegji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirusi/ Arabia Saudite nuk lejon vizitat në Mekë dhe Medine
Autobusi me dasmorë përfundon në lumë, humbin jetën 24 persona (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.018685102462769
array(1) { ["section"]=> string(61) "frika-nga-koronavirusi-mbyllen-disa-shkolla-ne-selanik-196617" }