Frika nga koronavirusi, Nepali anullon ngjitjet në malin Everest

Publikuar tek: bota, më 09:34 13-03-2020 Frika nga koronavirusi, Nepali anullon ngjitjet në malin Everest Mali Everest

Mali Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës nga qeveria e Nepalit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Qeveria e Nepalit njoftoi se do të anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.

Nepali fiton rreth 4 milion dollar në vit vetëm nga lejet e ngjitjes në Everest, përveë të ardhurave të tjera nga turizmi.

"Ne kemi vendosur të ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill," tha Narayan Prasad Bidari, Sekretari i Zyrës së Kryeministrit.

Të gjitha lejet e lëshuara për këtë vit, por edhe për vitin e ardhshëm do të anullohen.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Nepal do të karantinohen për 14 ditë.

Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t'i paguajë qeverisë 11,000 dollarë, megjithëse kishte bisedime nga qeveria për të ngritur këtë shifër.

Dhe kjo nuk përfshin tarifa që paguhen zakonisht për kompanitë e udhëtimit, të cilat gjithashtu mund të shkojnë deri në dhjetëra mijëra dollarë.

Nga ky vendim i qeverisë do të preken shumë biznese.

Aktualisht ekziston një rast i konfirmuar me koronavirus në Nepal, por vendi kufizohet me Indinë, e cila ka më shumë se 70 raste.

Qeveria e Nepalit u ka kërkuar qytetarëve të saj që të shmangin tubimet masive përfshirë martesat dhe funksionet publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shëndetësia në Itali drejt kolapsit, mjekët po detyrohen të zgjedhin cilët pacientë të shpëtojnë, disa do lihen të vdesin
NGJETHËSE/ Gazetari shqiptar shkruan nga Italia: Njerëzit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa pasur askënd pranë për t’i dhënë përqafimin e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.013396024703979
array(1) { ["section"]=> string(70) "frika-nga-koronavirusi-nepali-anullon-ngjitjet-ne-malin-everest-198475" }