Frika nga koronavirusi, Palestina ndalon lëvizjet në Bregun Perëndimor

Publikuar tek: aktualitet, më 07:21 23-03-2020 Frika nga koronavirusi, Palestina ndalon lëvizjet në Bregun Perëndimor Foto ilustruese

Autoritetet palestineze vendosën që të ndalojnë për një periudhë dy javore të gjitha lëvizjet jo të rëndësishme në Bregun Perëndimor, pasi numri i personave të infektuar arriti në 59, raportojnë mediat e huaja.

“Njerëzit do të duhet të vëzhgojnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore në shtëpitë e tyre që nga ora 10:00”, thuhet në një deklaratë të bërë nga agjensia zyrtare e lajmeve ËAFA.

Do të lejohen të lëvizin vetëm ata që punojnë në qendrat e kujdesit shëndetësor, furra buke, farmaci dhe dyqane ushqimore, sipas rregullave të vendosura nga kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh.

“Banorët e fshatrave dhe kampeve të refugjatëve nuk do t’u lejohen të udhëtojnë në qendrat e qytetit,” tha kryeministri.

Mediat e huaja raportojnë se Në Ramallah të dielën, pasi u njoftuan masat e reja, supermarketet kishin radhë të gjata me njerëzit që blenin pjesën më të madhe të mallrave.

Rreth 400,000 izraelitë jetojnë në vendbanime në Bregun Perëndimor, komunitete të konsideruara të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Mijëra palestinezë janë të punësuar në to dhe Izraeli tha javën e kaluar se ata punëtorë do të lejoheshin të hynin dhe të largoheshin çdo ditë.

Por Shtayyeh e ndryshoi atë politikë, duke thënë se “punëtorët në vendbanimet izraelite nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë atje gjatë periudhës së emergjencës".
Izraeli ka konfirmuar 945 raste të COVID-19.

Kufizimet e shtrënguara të Bregut Perëndimor erdhën pasi dy rastet e para të koronavirusit të ri u konfirmuan në Gaza, të qeverisur nga grupi palestinez Hamas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Dua më shumë Shqipërinë', Rama publikon videon e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
Pas 40 orëve në izolim total, Tirana 'zgjohet' nën zhurmën e makinave (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01070499420166
array(1) { ["section"]=> string(76) "frika-nga-koronavirusi-palestina-ndalon-levizjet-ne-bregun-perendimor-199701" }