Frika nga koronavirusi, Turqia mbyll kufirin me Iranin

Publikuar tek: bota, më 14:56 23-02-2020 Frika nga koronavirusi, Turqia mbyll kufirin me Iranin Pika kufitare Kapikoy ne Turqi

Tuqia ka mbyllur kufirin me Iranin për shkak të frikës nga koronavirusi, menjëhere pasi zyrtarët iranianë njoftuan se 8 persona vdiqën nga ky virus.

Kufiri Kapikoy dhe porta kufitare Esendere u mbyllën për shtetasit iranianë.

Irani u bë vendi i parë në Lindjen e Mesme me raste të konfirmuara me koronavirus, pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 43 njerëz janë të infektuar.

Autoritetet vendase kanë instaluar kamera termike në vendkalimin kufitar të Kapikoy, ndërsa oficerët kufitarë u pajisën me veshje mbrojtëse.

Turqia ka marrë masa paraprake dhe ka evakuuar qytetarët e saj nga Kina.

Edhe Iraku ka njoftuar se ndaluan hyrjet nga Irani, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070700645446777
array(1) { ["section"]=> string(60) "frika-nga-koronavirusi-turqia-mbyll-kufirin-me-iranin-196174" }