Frika nga një valë e dytë COVID-i, Italia mund të zgjasë Gjendjen e Jashtëzakonshme deri në 31 dhjetor

Publikuar tek: bota, më 15:42 10-07-2020 Frika nga një valë e dytë COVID-i, Italia mund të zgjasë Gjendjen e Jashtëzakonshme deri në 31 dhjetor Giuseppe Conte

Qeveria italiane po mendon seriozisht që të zgjasë gjendjen e jashtëakonshme deri në ditën e fundit të këtij viti, në 3 dhjetor.

Ka qenë kryeministri Giuseppse Conte ai që ka deklaruar se qeveria italiane mund ta shtyjë deri në 31 dhjetor gjendjen e jashtëzakonshme, por ende nuk është marrë një vendim zyrtar.

Kjo deklaratë e kryeministrit italian është ndikuar edhe nga parashikimet e Komitetit Shkencor Teknik, i cili ka thënë se Italia mund të përbalet me një valë të dytë COVID-i.

Por deklarata e Conte-s ka sjellë edhe kundërshtimin e kreut të “LEGA-s” Matteo Salvini.

"Jo faleminderit. Italianët kanë treguar sens të përbashkët. Ata meritojnë besim dhe respekt, duan të jetojnë dhe të punojnë. Liria nuk mund të anulohet me dekret", shkruan Salvini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097441673278809
array(1) { ["section"]=> string(108) "frika-nga-nje-vale-e-dyte-covid-i-italia-mund-te-zgjase-gjendjen-e-jashtezakonshme-deri-ne-31-dhjetor-213441" }