Frika nga Noizy, Ledri anulon koncertin në Gjermani

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:45 21-04-2016 Frika nga Noizy, Ledri anulon koncertin në Gjermani

Pas postimit të një fotoje “surprizë” ku dy referat,  Noziy dhe Ledri kishin dalë bashkë , menduam se ish armiqtë u bënë miq.

Por ja që nuk qenka kështu!  Ledri Vula ka anulluar koncertin e tij në Hannover dhe shkaku ka qenë pikërisht Noziy. Koncerti ishte organizuar nga Metti Event dhe në të njëjtën ditë ishte parashikuar edhe koncerti  që do mbante vetë reperi i Noizy.

Metti Event i indinjuar nga ky veprim i paparashikuar  i Vulës,  i është drejtuar këtij të fundit duke i thënë se është turp që e anullon koncertin pikërisht në datën që do të zhvillohej.  Por jo vetëm kaq, Ledri i ka kërkuar menaxherit që  bashkë me Norën t’i zëvëndësojë me dy këngëtarë të tjerë, Genën dhe Medën.

Arsyeja? Sepse në po atë datë, aty afër do të zhvillonte një tjetër koncert reperi Noizy   me Dhurata Dorën.  “Ledri, anullove koncertin momentin e fundit, tradhtove shumë fansa  të cilët kishin bërë rezervime për datën 22 Prill. Tre bileta avioni, salla dhe të gjitha këto më kushtojnë shumë. Të gjithë këtë e bëre sepse i frikësoheheshe Noizy-t”. Është turp për ty”, ka përfunduar organizatori i koncertit.  (InTv)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020060062408447
array(1) { ["section"]=> string(56) "frika-nga-noizy-ledri-anulon-koncertin-ne-gjermani-38286" }