Frika nga përhapja e COVID-19 në biblioteka, Kisha e Vienës kthehet në sallë studimi

Publikuar tek: bota, më 20:29 26-10-2020 Frika nga përhapja e COVID-19 në biblioteka, Kisha e Vienës kthehet në sallë studimi Ilustruese

Kisha Votive e Vienës është transformuar në një ambient ku të gjithë studentët e Universitetit të Vienës mund të shkojnë të dëgjojnë leksionet ose të mësojnë.

Kjo iniciativë e marrë prej kishës në bashkëpunim më universitetin, ka për qëllim që studentët të shmangin bibliotekat dhe sallat e studimit nëpër shkolla.

Kisha e shekullit të 19, ka vendosur në hollin e saj një lidhje interneti me shpejtësi të lartë si edhe tualete shtesë. Studentët shprehen se “Lidhja e me internetin është shumë e mirë por problem është se nuk ka pika ku ne mund të karikojmë laptopat tanë”.

Universiteti i Vienës e filloj vitin akademik me një përzierje midis leksioneve online dhe në auditor.

Me rreth 90 mijë studentë, Universiteti I Vienës është një ndër institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Europë.

Studentëve u kërkohet të mbajnë maska në zhvillimin e leksionit por edhe të regjistrojnë se ku do ulen.

Kujtojmë se moshat e reja në Austri kanë shifrat më të larta të rasteve pzotive me koronavirus. Në total në Austri janë regjistruar 83,267 mijë raste pozive ku prej të cilave 992 janë viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi i frikshëm i NASA-s: Asteroidi me të njëjtën madhësi sa Piramida e Gizës pritet të kalojë afër Tokës në orët në vijim
Avionët rus sulmojnë grupin rebel në Siri, 80 viktima dhe 90 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011775016784668
array(1) { ["section"]=> string(90) "frika-nga-perhapja-e-covid-19-ne-biblioteka-kisha-e-vienes-kthehet-ne-salle-studimi-225265" }