Frika nga përhapja e koronavirusit, Kosova ndalon vizitat e familjarëve për të burgosurit, komunikim përmes SKYPE dhe telefonatave

Publikuar tek: rajon, më 19:06 19-10-2020 Frika nga përhapja e koronavirusit, Kosova ndalon vizitat e familjarëve për të burgosurit, komunikim përmes SKYPE dhe telefonatave Ilustruese

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në Kosovë, autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë vendosur që nga 21 tetori të ndalohen të ndalohen përkohësisht vizitat e familjarëve për të burgosurit.

Këtë vendim SHKK thotë se e mori për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e të burgosurve dhe stafit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë të burgosurve do t'i mundësohen telefonata më të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se duke pas për bazë numrin në rritje të rasteve me COVID 19 në shtetin tonë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës është detyruar që të ndërmarrë veprime të nevojshme, me ç` rast ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.

Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkësia Islame e Kosovës reagon ndaj publikimit të karikaturave të revistës Charlie Hebdo
»
Article Logic
Execution time: 0.012084007263184
array(1) { ["section"]=> string(135) "frika-nga-perhapja-e-koronavirusit-kosova-ndalon-vizitat-e-familjareve-per-te-burgosurit-komunikim-permes-skype-dhe-telefonatave-224347" }