Frika nga shkatërrimet, këta janë tre vullkanet që pritet të shpërthejnë së shpejti

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:46 22-11-2017 Frika nga shkatërrimet, këta janë tre vullkanet që pritet të shpërthejnë së shpejti

Më së paku 1,500 vullkane mendohet se kanë shpërthyer gjatë 10,000 viteve të fundit në planetin Tokë.

Parashikimi i saktë kur një vullkan do të shpërthejë është e vështirë për t'u identifikuar, por disa fenomene si rritja e nivelit të dioksidit të squfurit ose shtimi i papritur i tërmeteve dhe dridhjeve të vogla janë treguesit kryesorë.

Por kush janë tre vullkanet më aktiv që mund të shpërthenjë në planetin Tokë:

Vullkani Ol Doinyo Lengai, Tanzani

Screenshot_14.jpg

Vullkani në malin Ol Doinyo Lengai, i njohur nga banorët vendas si "Mali i Perëndisë", po tregon shenja të një shpërthimi së shpejti.

Në qershor të vitit 2016, shkencëtarët vendosën pesë sensorë rreth kulmit të lartë prej 7.650 metra, dhe tetë muaj më vonë, ekipi vuri re një dridhje në të dhënat e monitoruara. Kjo lëvizje sugjeron se vullkani jo vetëm që po zgjohet, por edhe se do të ketë një shpërthim në të ardhmen e afërt.

Shpërthimi pritet të jetë katastrofik për fshatrat lokale, por mund të zhdukë një sit arekologjik nëntë milje larg me nofkën "vallevalle", e cila daton 19,000 vjet para erës së re.

Vullkani në malin Agung, në Bali

Screenshot_15_copy.jpg

Në tetor, zyrtarët paralajmëruan se një shpërthim i malit Agung në ishullin turistik të Balit, Indonezi, ishte shumë pranë. Dridhje të shpeshta tërmetesh janë regjistruar kohët e fundit duke dyshuar për një rizgjim të aktivitetit vullkanik.

Qendra Indoneziane për Vullkanologjinë (PVMBG) dhe Ministria së Energjisë dhe Burimeve Minerare (ESDM) paralajmëruan se të gjitha shenjat tregojnë që "potenciali për shpërthim është ende i lartë", duke alarmuar banorët.

Vullkani në Hekla, Islandë

Screenshot_13.jpg

Shpërthimi i parë i regjistruar në kohët moderne në këtë vullkan është në vitin 1963 duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz.

Ky vullkan është i famshëm pasi, shumë njerëz e kujtojnë kaosin në udhëtimet ajrore në vitin 2010 të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajökull. Si një nga vendet më vullkanike në tokë, Islanda vuan nga shpërthime të mëdha çdo tre deri në shtatë vjet.

Rreziku tani është kaq i madh sa që vitin e kaluar Profesor Einarsson i Universitetit të Islandës paralajmëroi që njerëzit duhet të qëndrojnë larg vullkanit, i cili është popullor me turistët gjatë verës. 

Por edhe nëse vizitorët marrin parasysh këshilla dhe shmangin vullkanin, ka pak gjëra që mund të bëhen nëse vullkani Hekla vendos të shpërthejë./newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Robert Aliaj përlotet 'live' në emision: I lutem Zotit...
Robert Aliaj tregon arsyen pse i mban thonjë gjithnjë të lyer, çfarë lidhje ka vajza e tij në këtë mes »
Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(89) "frika-nga-shkaterrimet-keta-jane-tre-vullkanet-qe-pritet-te-shperthejne-se-shpejti-100524" }