Frika nga sulmet terrorsite, anulohet koncerti i Elina Dunit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:00 26-11-2015 Frika nga sulmet terrorsite, anulohet koncerti i Elina Dunit

Ministra kosovare e Diasporës (MeD) njofton mërgimtarët në Belgjikë, se për shkak të kërcënimeve terroriste dhe sulmeve të fundit në Paris, është anuluar koncerti i jazz artistes shqiptare, Elina Duni me datën 28 nëntor në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në këtë shtet. Anulimi ka ardhur pas rekomandimeve të palës belge.

“Pas kontaktit të vazhdueshëm me autoritetet e Belgjikës nga ambasada e Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, është rekomanduar që koncerti i jazz artistes Elina Duni me datën 28 nëntor në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare, të anulohet”, thuhet në njoftim.

Kjo, sipas MeD, vjen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara pas sulmeve terroriste në Paris dhe situatës së krijuar në shtetin Belg. “Autoritetet belge pas këtij akti të shëmtuar kanë ngritur nivelin e sigurisë në shkallën 4, me çka edhe janë anuluar të gjitha aktivitetet në kryeqendrën e tyre”, njofton MeD.

Me këtë rast Ministria e Diasporës shpreh keqardhje për këtë njoftim dhe njëkohësisht lut për mirëkuptim nga bashkatdhetarët tanë të cilët në numër të madh të konfirmuar e kanë prit me padurim koncertin e Elinës gjatë manifestimit Ditët e Kulturës Shqiptare.

“Aktivitetet tjera në kuadër të Ditëve të kulturës shqiptare në Belgjikë, si shfaqja e filmave të shkurtër ose shfaqja e “Sikur kjo të ishte shfaqje” me datën 30 nëntor 2015 në Mechelen mbeten aktive deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës lëshuar sot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03215503692627
array(1) { ["section"]=> string(65) "frika-nga-sulmet-terrorsite-anulohet-koncerti-i-elina-dunit-26358" }