Frika për një 'Floyd 2', momenti kur polici amerikan i heq gjurin kolegut nga qafa e të arrestuarit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:14 01-06-2020 Frika për një 'Floyd 2', momenti kur polici amerikan i heq gjurin kolegut nga qafa e të arrestuarit (VIDEO) Protestat ne SHBA

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka krijuar protesta të mëdha në SHBA, me protestuesit që kanë shkatërruar dhe djegur gjithçka që u ka dalë përpara.

Ditën e djeshme një video ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një polic i cili i vendos gjurin në qafë një protestuesi, por ka qenë kolegu i tij që ia ka hequr, për të shmangur një tjetër tragjedi.

Fotoreporteri Matt Mills filmoi konfrontimin dhe e postoi në instagram, duke sqaruar në titullin se oficerët ishin duke iu përgjigjur një thirrje për grábitësit brenda një dyqani T-Mobile në qendër të Seattle. Teksa po e árrestonin, njërin prej grábitësve, një pòlic shihet teksa i vendos gjurin në qafë. Ky veprim ka ngjallur shumë tènsion dhe pròtestuesit kanë shpërthyer në të bërtitura.

Ata dëgjohen të thonë: “Hiqe atë drèq gjuri nga qafa!” Në këtë moment, efektivi tjetër i pòlicisë, i ka kapur gjurin kolegut dhe ia ka lëvizur nga qafa e të árrestuarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092959403991699
array(1) { ["section"]=> string(109) "frika-per-nje-floyd-2-momenti-kur-polici-amerikan-i-heq-gjurin-kolegut-nga-qafa-e-te-arrestuarit-video-208601" }