Frika se mos infekton të afërmit, infermierja jeton prej 9 muajsh në rulot

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:46 11-01-2021 Frika se mos infekton të afërmit, infermierja jeton prej 9 muajsh në rulot

Frika se mos infekton të afërmit e ka shtyrë një infermiere britanike që të jetojë për më shumë se nëntë muaj në një rulot. 

Sarah Link, e cila punon si infermiere në Spitalin Mbretëresha Elizabeth të Birminghamit dhe burri i saj, Gary u zhvendosën në makinën me shtëpi, për të shmangur kontaktin me nënën e Sarah, 84-vjeçare.

“Unë kam qarë shumë në rulot. Nëse nuk do të ishte Gary, nuk do t’ia kisha dalur mbanë. Do ta bëja përsëri nesër. Do ta bëja çdo herë, do të kisha bërë gjithçka për të mbrojtur nënën”, tha ajo, e cila nuk e kishte përqafuar nënën e saj që nga muaji marsi.

“Ishte si të fitoja llotari, të zgjohesha në një shtrat të duhur. Ne jemi në gjendje të ngrohtë. Unë nuk do të isha më e lumtur nëse do të kisha fituar një milion funte”, pohoi Link.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012678861618042
array(1) { ["section"]=> string(80) "frika-se-mos-infekton-te-afermit-infermierja-jeton-prej-9-muajsh-ne-rulot-234506" }