Frikë nga koronavirusi për një valë të dytë, KE thirrje vendeve të BE: Nisni vaksinimin për gripin sezonal që tani

Publikuar tek: bota, më 15:38 15-07-2020 Frikë nga koronavirusi për një valë të dytë, KE thirrje vendeve të BE: Nisni vaksinimin për gripin sezonal që tani

Komisioni Evropian ditën e sotme u ka bërë thirrje shteteve të Bashkimit Europian që të fillojnë fushatën e vaksinimit për gripin sezonal.

KE është shprehur që vaksinimi kundër gripit të fillojë që tani në verë.

Sakaq, KE ka thënë se shpërthimi i njëkohshëm i gripit sezonal dhe i të infektuarve me Covid-19, do të sillnin mbingarkimin e spitaleve.

Po ashtu iu bëri thirrje shteteve që të blejnë më shumë vaksina kundër gripit.

Këtë javë, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se vala e dytë e koronavirusit në dimër mund të jetë më vdekjeprurëse se e pata, raporton ‘reuters’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096900463104248
array(1) { ["section"]=> string(119) "frike-nga-koronavirusi-per-nje-vale-te-dyte-ke-thirrje-vendeve-te-be-nisni-vaksinimin-per-gripin-sezonal-qe-tani-213916" }