Frikë nga një valë e dytë e Covid-19, Johnson njofton masat e reja në Britaninë e Madhe: Do të zgjasin deri në 6 muaj

Publikuar tek: bota, më 15:21 22-09-2020 Frikë nga një valë e dytë e Covid-19, Johnson njofton masat e reja në Britaninë e Madhe: Do të zgjasin deri në 6 muaj

Britania e Madhe ka vendosur masa të reja për të parandaluara përhapjen e koronavirusi, pasi kohët e fundit ka shfaqur një numër të lartë të rasteve të reja me Covid-19.

Në një konferencë për mediat kryeministri Boris Johson ka njoftuar masa të reja, teksa është shprehur se këto kufizime mund të zgjasin deri në 6 muaj.

Të gjithë punonjësit në dyqane duhet të vendosin maska për fytyrën, ndërsa dasmat do të kufizohen deri në 15 persona maksimumi.

Ai u shpreh se të gjithë ata që nuk do të respektojnë këto rregulla do të gjobiten, ndërsa tha se masat do të ashpërohen nëse do të jetë e nevojshme.

Johson ka kërkuar gjithashtu se të gjithë ata që kanë mundësinë të punojnë në shtëpi.

Kujtojmë që deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar 41,788 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 398,625.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012504816055298
array(1) { ["section"]=> string(122) "frike-nga-nje-vale-e-dyte-e-covid-19-johnson-njofton-masat-e-reja-ne-britanine-e-madhe-do-te-zgjasin-deri-ne-6-muaj-221256" }