Frikë nga një valë e dytë, Zelanda e Re rikthen karantinën për 12 ditë

Publikuar tek: bota, më 13:00 14-08-2020 Frikë nga një valë e dytë, Zelanda e Re rikthen karantinën për 12 ditë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë me dije në një deklaratë për shtyp se do të vendosen masa të reja kufizuese për 12 ditë.

Ky vendim është marrë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ardern u shpreh se brenda 12 ditëve, grupi i të prekurve me Covid 19 do të identifikohet dhe do të izolohet.

Sakaq, ajo ka thënë se deri sa të bëhet i mundur identifikimi i tyre, vendet publike si bibliotekat, muzetë, kinematët dhe terrenet e lojërave do të mbyllen.

Ndër të tjera ajo ka thënë se supermarketet dhe karburantet mund të hapen, por bizneset e tjera duhet të mbyllen.

Kryeministrja i ka bërë thirrje qytetarëve që të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

Kujtojmë që Zelanda e Re për 102 ditë nuk ishte e ‘pastër’ dhe nuk kishte asnjë të infektuar me Covid-19, ndërsa ditët e fundit ka shënuar raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Zelandën e Re 22 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1.602.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010300874710083
array(1) { ["section"]=> string(76) "frike-nga-nje-vale-e-dyte-zelanda-e-re-rikthen-karantinen-per-12-dite-217109" }