'Frikë' sërish në Shtëpinë e Bardhë, e dashura e djalit të Donald Trump, rezulton me koronavirus

Publikuar tek: bota, më 15:26 04-07-2020 'Frikë' sërish në Shtëpinë e Bardhë, e dashura e djalit të Donald Trump, rezulton me koronavirus

E dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se Kimberly Guilfoyle  e dashura e Donald John Trump Jr., pas testit ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Guilfoyle është izoluar menjëherë, pasi zbuloi se testi i saj për Covid-19 rezultoi pozitive.

Sakaq, ajo ka anuluar të gjitha aktivitetet që kishte organizuar.

Testit për Covidin i është nënshtruar edhe Donald Trump Jr, i cili ka rezultuar negativ. Po edhe ai është vetizoluar dhe ka anuluar të gjitha aktivitetet publike.

Tashmë dihet se Guilfoyle është personi i tretë i afërt me presidentit amerikan që del e infektuar me COVID-19, nuk dihet ende nëse vetë Donald Trump do t'i nënshtrohet testit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010794878005981
array(1) { ["section"]=> string(99) "frike-serish-ne-shtepine-e-bardhe-e-dashura-e-djalit-te-donald-trump-rezulton-me-koronavirus-212811" }