"Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë", libri që kritikon Presidentin dhe administratën e tij

Publikuar tek: bota, më 23:43 04-09-2018 Donald Trump

Një libër i ri për Presidentin Donald Trump e përshkruan atë si injorant deri në rrezikshmëri ndaj çështjeve botërore ndërsa administratën si jofunksionale dhe të përfshirë nga grindjet e brendshme.

Libri i ri i gazetarit Bob Woodward titullohet "Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë" dhe bazohet në qindra orë intervista me aktorë të dorës së parë në presidencën tashmë 20-muajshe të zotit Trump.

Ai e përshkruan udhëheqësin amerikan si të fiksuar me hetimin penal të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës dhe mbi mundësinë që Presidenti Trump të jetë përpjekur të pengojë hetimin, raporton VOA.

Woodward shkruan se në një moment, në fillim të këtij viti, ish-avokati i Presidentit Trump John Dowd organizoi një sesion për të praktikuar presidentin që të përgatitej nëse merrej në pyetje rreth lidhjeve të mundshme të fushatës së tij me Rusinë, por zoti Trump u ngatërrua aq shpesh me faktet saqë më në fund shpërtheu në zemërim.

"E gjitha kjo është një mashtrim i çmendur", tha ai dhe në fund shtoi: "Nuk dua të dëshmoj." Dowd, sipas librit, i tha presidentit se do të përfundonte në burg nëse dëshmonte para zotit Mueller.

Muaj më vonë, tregon Woodward, Presidenti i tha avokatit Dowd: "Do të jem një dëshmitar vërtet i mirë."

"Ju nuk jeni dëshmitar i mirë", u përgjigj Dowd. "Zoti President, kam frikë se nuk mund t'ju ndihmoj dot".

Të nesërmen në mëngjes, Dowd u largua nga puna si avokat i Presidentit.

Avokatët e tanishëm të presidentit kanë negociuar prej muajsh me ekipin ligjor të zotit Mueller për organizimin e një interviste me Presidentin por nuk kanë arritur dot marrëveshje. Avokati i zotit Trump Rudy Giuliani ka thënë në mënyrë të përsëritur se ka frikë se nëse presidenti dëshmon nën betim, ai do të kapet në dëshmi të rreme, pra se ka gënjyer autoritetet.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01307487487793
array(1) { ["section"]=> string(93) "frike-trump-ne-shtepine-e-bardhe-libri-qe-kritikon-presidentin-dhe-administraten-e-tij-133188" }