Frontex në Shqipëri, Lleshaj: Mision i rëndësishëm, çfarë synojmë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 21-05-2019 Frontex në Shqipëri, Lleshaj: Mision i rëndësishëm, çfarë synojmë

Në Tiranë mbahet sot ceremonia e nisjes së misionit mes Policisë së Shtetit dhe Frontex. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se ky mision i rëndësishëm vjen pak ditë para marrjes së përgjigjes për çeljen e negociatave.

Po ashtu Lleshaj theksoi se gjatë misionit do të ketë patrullime të përbaskëta në kufi mes oficerëve të Frontex dhe policisë shqiptare.

"Operacioni ka për qëllim rritjen e sigurisë së kufijve. Kështu duhet të jetë çdo investim për më shumë siguri duhet të prodhojë edhe më shumë liri. Angazhimi në fazën e parë të operacionit nga 22 maj deri në 19 qershor, nga 11 vende të BE shpreh rëndësinë e madhe që i kushtohet atij. Rojet e BE do të patrullojnë me rojet tona. Është shënuar edhe një numër i emigrantëve të parregullt që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në vendet e BE. Ne synojmë të adresojmë shumë herë më mirë çështjet e emigracionit, por përmes këtij operacioni ne do të forcojmë kapacitetet tona. Mbi të gjitha do të rrisim nivelin e besimit reciprok mes strukturave shqiptare dhe atyre homologe. Operacioni i përbashkët me Frontex kontribuon në kapacitete e limituara të Policisë së Shtetit. Shërben edhe si një përvojë e mirë për të testuar edhe në fusha të tjera. Më lejoni të përshëndes dhe falendeoj Komisionin Europian për mundësinë e këtij bashkëpunimi", tha Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039115905761719
array(1) { ["section"]=> string(69) "frontex-ne-shqiperi-lleshaj-mision-i-rendesishem-cfare-synojme-165100" }