FRONTEX patrullim në Shqipëri, Rama: Jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që monitoron perimetrin e saj të jashtëm

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 21-05-2019 FRONTEX patrullim në Shqipëri, Rama: Jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që monitoron perimetrin e saj të jashtëm

Në Tiranë mbahet sot ceremonia e nisjes së misionit mes Policisë së Shtetit dhe Frontex.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se nisja e zbatimit të këtij projekti është një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që do të  monitorojë perimetin e saj të jashtëm.

'Prania në Tiranë të të gjithë juve në fillim të marrëveshjes së patrullimit të kufijve, është shumë domethënëse për vëmendjen dhe mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat në BE, me amabicie për të qenë nesër anëtarë, por dhe se falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje ti tregojmë miqve dhe partnerëve të BE, edhe më mirë dhe me fakte shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të Europës një partner dhe vend tërësisht i besueshëm.

Nisja e zbatimit të këtij projekti një marrëveshje që e  bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkan që do të monitorë të gjithë perimetrin  e jashtë, përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt.

Më këtë marrëveshje, në kthemi në një kontributor të drejtpërdrejtë, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos në një pozicion më të vecantë, në aspektin e dhënies së kontributit por dhe përfitimet nga pjesë marrja në këtë projekt.

Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, dhe përballimit të fluksit migratore nga vendet e tjera', tha Rama.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13771200180054
array(1) { ["section"]=> string(124) "frontex-patrullim-ne-shqiperi-rama-jemi-vendi-i-pare-ne-ballkanin-perendimor-qe-monitoron-perimetrin-e-saj-te-jashtem-165102" }