Frrok Çupi: Edi Rama është “fshesari”, do t’i fshijë të gjithë dhe në fund do largohet vetë

Publikuar tek: politike, më 17:56 21-11-2019 Frrok Çupi: Edi Rama është “fshesari”, do t’i fshijë të gjithë dhe në fund do largohet vetë Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi komenton skenën politike në Shqipëri, përse Ilir Meta është protagonisti kryesor, që duket sikur është ai lideri i opozitës.

Në një emision televiziv, ndër të tjera ai tha se Edi Rama është “fshesari” që do të fshijë të gjithë politikanët shqiptarë dhe në fund do të ikë edhe vetë.

“Ilir Meta këtë po kërkon, të bëhet faktori kryesor në vend. Duke qenë nga një i korruptuar në total të kthehet në një… mendojeni vetë, ndëshkueshmëria në këtë vend do ishte zero; domethënë gropa jonë do të ishte e hapur. Por as Ilir Meta dhe as Edi Rama nuk e kanë problemin me Edi Ramën , kjo është një fasadë, një mashtrim. Me Edi Ramën e kanë sepse e kanë me Amerikën , sepse Edi Rama është qeveria, është fronti që është zgjedhur për të ndihmuar tërë procesin e dekriminalizimit të këtij vendi. Edi Rama është thjesht fshesari i shtëpisë që do t’i fshijë të gjithë këta dhe ditën e fundit do largohet për vete, sigurisht. Unë nuk po them se do jetojë Edi Rama nëse ka gabuar, por këta janë hapur-hapur antiamerikanë”, u shpreh Çupi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075170993804932
array(1) { ["section"]=> string(94) "frrok-cupi-edi-rama-eshte-fshesari-do-t-i-fshije-te-gjithe-dhe-ne-fund-do-largohet-vete-186720" }