Frrok Çupit i tha "do të pështyj", Gjekmarkaj bën sherr dhe me Endri Shabanin: Je shërbëtor i Ramës, s’ke këllqe që të...

Publikuar tek: politike, më 22:38 03-12-2020 Frrok Çupit i tha Shabani - Gjekmarkaj

Analisti Agron Gjekmarkaj është përfshirë sërish në një sherr në studion e “open”, kësaj here me kryetarin e Lëvizjes “Nisma Thurje”, z.Endri Shabani.

Gjekmarkaj i është drejtuar Shabanit me fjalë fyese si shërbëtor apo të tjera, madje e ka intimiduar duke i thënë: Do të thosha një gjë tani që...

Analisti e ka akuzuar Shabanin sikurse dhe partitë e tjera të vogla si shtojcë të Edi Ramës, dhe të krijuara për t’i prishur punë PD dhe gjithë opozitës. Këtë akuzë nuk e ka pranuar kreu i Nismës, i cili tha se nuk lindi sot kjo lëvizje, por ka qenë gjithnjë aty duke denoncuar padrejtësitë.

Gjekmarkaj: Do të të thosha ndonjë gjë tani por…

Shabani: Çfarë po më kërcënon tani? Po kush je ti ore…

Gjekmarkaj: Unë jam doktor shkencash, ti kush je? Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.

Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, spo them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. Smerrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpejgoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse s’më voton mua, nuk voton fare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse ikin Shqiptarët në emigracion? Rama: Po grekët pse ikin? Po portugezët? Është problem i të gjithëve
Akuzat për makinën, Lleshaj: U ka kushtuar taksapaguesve 49 mijë euro. Fevziut i thotë “ti s’e blen dot po s’u bëre ministër” »
Article Logic
Execution time: 0.010852098464966
array(1) { ["section"]=> string(120) "frrok-cupit-i-tha-do-te-peshtyj-gjekmarkaj-ben-sherr-dhe-me-endri-shabanin-je-sherbetor-i-rames-s-ke-kellqe-qe-te-230103" }