Frroku: Arratisja në mendjen e atyre që më kanë cënuar si qytetar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 23-03-2015 Frroku: Arratisja në mendjen e atyre që më kanë cënuar si qytetar

Deputeti Mark Frroku ka reaguar pas raportit të prokurorisë ku thuhej se ai duhet të arrestohet pasi ka rrezikshmëri që të largohet nga vendi për shkak të dy-shtetësis.

Sipas Frrokut, arratisja është vetëm në mendjet e atyre që e kanë cënuar si qytetar.

“Përmes këtyre radhëve dua që të shkurajoj të gjithë gojët e liga se unë Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Kristian Demokrate paskam rrezik për arratisje, pasi e kam shprehur publikisht gatishmërinë maksimale për tu përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që më janë bërë këto ditë”, shkruan Frroku në Facebook.

Mark Frroku shprehet i gatshëm për tu përballur me të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

“Arratisja është vetëm në mendjen e atyre që më kanë cënuar mua si qytetar, politikan dhe i zgjedhur. Unë i kam hedhur poshtë me neveri të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje dhe tani jam në të drejtën time për tu mbrojtur në të gjitha instancat ligjore, si i zgjedhur dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë”, shkruan deputeti Frroku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mustafa Nano, i jep fund “Jamais Vu” me Ora News, ja ku flitet se do të shkojë
Fatos Lubonja siguron një tjetër “kënd të vetin”, por jo në “Opinion” »
Article Logic
Execution time: 0.012468099594116
array(1) { ["section"]=> string(69) "frroku-arratisja-ne-mendjen-e-atyre-qe-me-kane-cenuar-si-qytetar-6758" }