“Frroku”/ Nishani: S'komentoj Prokurorinë dhe Kuvendin, të vijojë largimi i personave me rekorde kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 02-04-2015 “Frroku”/ Nishani: S'komentoj Prokurorinë dhe Kuvendin, të vijojë largimi i personave me rekorde kriminale Bujar Nishani

Presidenti Nishani nuk ka pranuar të japë asnjë koment lidhur me çështjen “Frroku”, arrestimi i të cilit u miratua sot në Parlament duke e cilësuar si një çështje të marrëdhënies Prokurori-Kuvend.. Nishani tha se në shoqëritë demokratike, sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe institucionet nuk mund të komentojnë vendimet e tyre. Megjithatë sipas Nishanit, duhet të vazhdojë procesi i largimit të personave me rekorde kriminale.

“Presidenti i Republikës dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të komentojë vendimet e Prokurorisë dhe gjykatës. Në një shoqëri si Shqipëria sistemi i drejtësisë është i pavarur. Procesi mes Prokurorisë dhe Kuvendit janë çështje që u takojnë strikt dy institucioneve”, tha Nishani.

Presidenti Nishani u shpreh gjithashtu se nga parlamenti dhe administrata duhet të vijojë procesi i largimit të të gjithë personave me rekorde kriminale.

“Mbështetje e plotë institucioneve të drejtësisë për të gjykuar në mënyrë të drejtë e të paanshme. Të vijojnë procesin e largimit të të gjithë personave me rekorde kriminale kudo që të jenë në parlament dhe administratë, pavarësisht nga ngjyrimet politike”, përfundoi presidenti Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodhi 22 mijë metra tokë te Plazhi i Vjetër dhe në Ujin e Ftohtë, pranga Vilson Lushajt
Ndoka i kthehet punës në Parlament: Amnisti për ata që kanë ndërtuar pa leje deri më 10 prill 2014 »
Article Logic
Execution time: 0.011117935180664
array(1) { ["section"]=> string(106) "frroku-nishani-s-komentoj-prokurorine-dhe-kuvendin-te-vijoje-largimi-i-personave-me-rekorde-kriminale-7622" }