Frymëzoheshin nga ‘La Casa de Papel’, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, vidhnin banesa të shtrenjta (VIDEO E GRABITJES)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 08-11-2019 Frymëzoheshin nga ‘La Casa de Papel’, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, vidhnin banesa të shtrenjta (VIDEO E GRABITJES)

Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga tre shqiptarë nën akuzën e grabitjes.

Të rinjtë e moshave 19, 29 mes tyre edhe një vajzë 23 vjeçe, ende të paidentifikuar, kanë realizuar më shumë se 30 grabitje banesash, në Pontevedras të Spanjës.

Grabitësit frymëzoheshin nga seriali i njohur spanjoll ‘La Casa de Papel’ dhe përdorin po ato skenare. Në çdo grabitje që ata kryenin, përdornin makina dhe veshje të ndryshme, dhe maskat i kishin si Salvador Dali, si tek seriali nga ata inspiroheshin.

Për të humbur gjurmët, ata pëerdornin makina me targa të rreme dhe pasi kryenin një grabitje kalonin në shtetin shqiptar për të kthyer në një moment të dytë sërish në Spanjë, përmes përdorimit të një tjetër identiteti.

Indicie e policisë ishte 23 vjeçarja, e cila u ndalua nga policia spanjolle në aeroport, pasi u kap me disa bizhuteri shumë të shtrenjta dhe sende me vlera të mëdha.

Policia po vazhdonj hetimet për zbulimin e personave të tjerë që bashkëpunonin në këro grabitje.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007411003112793
array(1) { ["section"]=> string(122) "frymezoheshin-nga-la-casa-de-papel-arrestohen-tre-shqiptare-ne-spanje-vidhnin-banesa-te-shtrenjta-video-e-grabitjes-185166" }