Fryn furishëm “era” anti-Basha, analisti Bejtja zbulon kush është në të vërtetë lideri i PD-së

Publikuar tek: politike, më 09:42 08-08-2017 Fryn furishëm “era” anti-Basha, analisti Bejtja zbulon kush është në të vërtetë lideri i PD-së

Lulzim Basha, pavarësisht se u rizgjodh në krye të PD-së vazhdon të jetë në qendër të sulmeve të demokratëve por edhe të analistëve politikë në vend.

Çim Peka, drejtuesi i syri.net i njohur si portali pranë familjes Berisha, u bë kohë tanimë që kritikon politikën e liderit të djathtë Basha duke lënë të aludohet edhe për një ndarje brenda familjes “Berisha”, pra Shkëlzen Berisha kundër Bashës, Sali Berisha pro tij.

Në vazhdën e komentit të Pekës, analisti Andi Bejtja ngre pyetjen: kush është lideri i PD-së?! Për analistin Bejtja duket sikur lider i opozitës është vetëm Petrit Vasili i LSI-së, ndërsa Basha "editor i sociales te Mapo".

KOMENTI I ANDI BEJTJES:

“Kush eshte lideri I PD-se!?

Sapo lexova nje shqetesim te drejte te Cim Pekes ne lidhje me heshtjen e Partise Demokratike, Peka thote per diten e sotme, por po ta veme re me kujdes jo vetem sot. Qe pas fitores se Edi Rames ne keto zgjedhje i vetem, opozite te perditshme po ben vetem Petrit Vasili i LSI...Duket sikur Vasili eshte kryetari i Partise Demokratike, ndersa Lulezim Basha editor i sociales ne Gazeten Mapo...Ndaj dhe kryeministrit nuk i mbetet gje tjeter, vec te beje kete qe ka bere kto dite: editorin e National Geographic, duke pershendetur shqiptaret ne Facebook me foto nga bukurite e Shqiperise....”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007188081741333
array(1) { ["section"]=> string(97) "fryn-furishem-era-anti-basha-analisti-bejtja-zbulon-kush-eshte-ne-te-vertete-lideri-i-pd-se-88530" }