Fshati i mrekullueshëm në pamje të parë, por është tragjike ajo që ndodh aty

Publikuar tek: bota, më 11:44 06-06-2017 Fshati i mrekullueshëm në pamje të parë, por është tragjike ajo që ndodh aty

Është ndër zonat më të bukura të Francës, por është tragjike çfarë ndodh aty.

Më shumë se 200 mace, kafshë shtëpiake dhe zogj janë helmuar për vdekje brenda një muaji. Viktimat ndodhen në Saint Pierre la Mer, 90 km (55 milje) në jug-perëndim të Montpellierit.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve ka alarmuar zonën duke thënë se diçka e frikshme po ndodh me atë vend, shkruan gazeta La Depeche.

Brejtësit dhe zogjtë thuhet se ngordhën pas gëlltitjes së helmit, mes frikës që fëmijët mund ta hanë. Shoqata e Stray Cats ka raportuar ngjarjet në polici me shpresën se autopsitë mund të kryhen.

“Atmosfera është bërë e frikshme, askush nuk i beson askujt”, tha një fshatar i quajtur Genevieve për të përditshmen franceze Ouest-France. Ata janë të frikësuar se fëmijët mund të gëlltisin helmin misterioz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Florida, ish-kolegu vret 5 persona, më pas edhe veten
Identifikohet autori i tretë i sulmit terrorist në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.011725902557373
array(1) { ["section"]=> string(81) "fshati-i-mrekullueshem-ne-pamje-te-pare-por-eshte-tragjike-ajo-qe-ndodh-aty-81418" }