Fshati kinez i populluar vetëm nga “xhuxhat”, ankohen për izolim nga shoqëria

Publikuar tek: bota, më 19:32 11-04-2015 Fshati kinez i populluar vetëm nga “xhuxhat”, ankohen për izolim nga shoqëria

Njerëzit tepër të shkurtër kanë zonën e tyre të banimit në Kinë.

“The Kingdom of The Little People” tërheq me mijëra vizitorë çdo vit. Ajo u themelua në vitin 2009 si një përpjekje që njerëzit e vegjël, të shmangur në jetën publike, të kishin punësim, por që sërish ka patur kritika për këtë mënyrë organzimi pasi mendohet se ata janë izoluar nga shoqëria. Njerëzit e shkurtër takohen dhe kalojnë kohën vetëm me njerëz të shkurtër siç janë edhe vetë, fytyrat e tyra janë të palumtura dhe ata ndihen të shfrytëzuar që duhet të punojnë duke i ofruar show vizitorëve.

“The Kingdom of The Little People” funksionon edhe si zonë administrative pasi ndodhen forcat e policisë, një parlament dhe sundimtari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata që nuk mund të marrin pjesë në paradë me valle ose kërcim u jepen punë të tilla si zejtari, furnizues ushqimi, pastrues.

Gjithsesi, në këtë fshat njerëzve të vegjël të Kinës u janë ofruar leksione për mësimin e gjuhës, janë pajisur me veshje dhe me një rrogë të mjaftueshme. Fshati i tyre ka shtëpi plastike në formën e kërpudhave por të vegjlit kinezë nuk jetojnë aty. Në këtë zonë lejohen që të jetojnë vetëm njerëz që janë nën një gjatësi të caktuar.

Çdo ditë në “The Kingdom of The Little People” organizohen parada nga njerëzit e shkurtër me kërcimtarë, dhe aftësi të tjera që mund të gëzojë secili prej tyre. Ndërsa vizitorët, në përgjithësi kinezë shkrepin foto pranë tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010081052780151
array(1) { ["section"]=> string(79) "fshati-kinez-i-populluar-vetem-nga-xhuxhat-ankohen-per-izolim-nga-shoqeria-8466" }