Fshati me rrugën më të rrezikshme në Kinë, çuditërisht është më i vizituari

Publikuar tek: bota, më 18:26 06-05-2015 Fshati me rrugën më të rrezikshme në Kinë, çuditërisht është më i vizituari

Një rrugë anës së një shkëmbi në Kinë është ndër më të pasigurtat për të udhëtuar. Ajo është rruga e vetme që lidh turistët me një fshat në Kinë dhe fundjava e ka gjetur këtë rrugë me trafik të rënduar automjetesh dhe këmbësorësh.

Rruga është gdhendur në vitin 1970 dhe të çon në fshatin që quhet Guo Liang Cun ose fshati më i rrezikshëm në Kinë, por çuditërisht është ndër fshatrat më të vizituara. Guo Liang Cun ndodhet 1700 metër mbi tokë dhe është gdhendur nga 13 të rinj dhe fshatarët, ç’ka ka mbetur edhe legjendë të quhet rruga e “13 heronjve”.

Gjithsej ka 35 dritare që mundësojnë lidhjen me dritën dhe qiellin e hapur, pasi rruga kalon në një tunel midis shkëmbinjve. Fshati ka një popullsi prej 329 njerëzish dhe 83 familje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009613037109375
array(1) { ["section"]=> string(80) "fshati-me-rrugen-me-te-rrezikshme-ne-kine-cuditerisht-eshte-me-i-vizituari-10529" }